Këngëtari njohur Genc Prelvukaj, ka festuar sot 41 vjetorin, ndërsa ndër urimet nga miqtë dhe kolegët, nuk ka munguar ai i partneres së tij Eni Koçi.
Me një postim në Instagram, këngëtarja e ka falenderuar Prelvukajn për gjithçka që sipas saj këngëtari bën për t’ia bërë jetën më të bukur.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme.
Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Çdo hap që ec dhe çdo moment që jetoj….
PS Faleminderit që më ke vjedhur zemrën😜
Të dua”, shkroi 26-vjeçarja.