Arbër: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinet. Fama e tyre njerëzve që akuzon Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partenerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot sdo e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.
Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për cdo pytje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj që vetëm ka konfirmuar që Kiara i merrr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera positive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave q diljani vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.