Zbardhen detaje nga kallëzimi që ka bërë në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë xhaxhai i Ervis Martinajt.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.
Sipas gazetares së “News 24” Klodian Lala, një SMS ku ai në momentet e fundit shpreh një shqetësim ku shprehet: “Kujdes se do ketë kontrolle”.
“Ata pretendojne se nga informacionet qe kane marre nga miqte e Martinajt qe nuk i identifikojne me emer kane mesuar se ai ka humbur cdo kontakt dhe jane te shqetesuar per fatin e tij. Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej”.
Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.
Burimet policore kanë konfirmuar se kanë ngritur një grup të posacëm për të kuptuar çfarë ka ndodhur.