
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ishin rivalë brenda “BBV” por raporte të mira nuk gëzojnë edhe jashtë.
Ata nuk janë parë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Por, ndryshe nga babai i saj, Emily, pëlqen këngët e Donaldit dhe kjo ishte një befasi për ndjekësit kur ajo në ‘TikTok’ publikoi një video duke kënduar këngën e tij ‘’Nuk je’’.
Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës, por Emily sqaroi shpejt gjithckka duke shkruar: Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin.
Kështu duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit.