Fatmir Bektashi i Kontakt nën hetim nga SPAK, burg për Malltezin. Frika e “piramidave”, mister fati i qindra apartamenteve të prenotuara

SPAK arrestoi mbrëmjen e së shtunës Jamarbër Malltezin dhe dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Fatmir Bektashin me akuzat e korrupsionit, ndërkohë që Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe është me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” po ashtu duke mos dalë dot nga Shqipëria pasi i sekuestruan pasaportën.

Fatmir Bektashi i Kontakt në burg. Frika e “piramidave”, mister fati i qindra apartamenteve të prenotuara
Fatmir Bektashi i Kontakt nën hetim nga SPAK, burg për Malltezin. Frika e “piramidave”, mister fati i qindra apartamenteve të prenotuara

Fatmir Bektashi ndërkohë, pronari i kompanisë së ndërtimit Kontakt shpk akuzohet për korrupsion aktiv dhe rrezikon vite të tëra burg. Bektashit iu dha masa në Tiranë, kurse Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas.

Fotolajm: Malltezi në burg , Fatmir Bektashi bashkëpronari i ish-kompleksit “Partizani” shkon me nxitim te zyrat e Kontakt

Malltezi e kale natën e parë në qelitë e burgut në kryeqytet dhe pritet që gjykata të konfirmojë masën e sigurisë.

Fatmir Bektashi i Kontakt në burg. Frika e “piramidave”, mister fati i qindra apartamenteve të prenotuara
Fatmir Bektashi i Kontakt në burg. Frika e “piramidave”, mister fati i qindra apartamenteve të prenotuara

Të tre ata akuzohen për aferën e privatizimit të klubit Partizani, ku Bektashi në rolin e ndërtuesit dhe pronarit të kompanisë Kontakt dhe Malltezi në rolin e pronarit të tokës ngritën një numër të madh kullash duke marrë tokën sipas SPAK me mbështetjen e Berishës kur ishte kryeministër.

SPAK thotë se ka provat që Bektashi ka korruptuar Berishën dhe Malltezin duke ngritur mjaft shqetësim të mijëra qytetarë në Shqipëri që kanë prenotuar apartamentet e tyre të kompania Kontakt në disa projekte.

Siç mëson Gazeta Jonë, Bektashi krahas atij te ish-klubi Partizani është duke zhvilluar projektin Mangalem21 në rrugën Pasho Hysa; po në të njëjtën rrugë po zhvillohet projekti “Kaimi” dhe projekti “Kadiu”, në të cilat qytetarët kanë prenotuar qindra apartamente duke bërë pagesa të kompania.

Po ashtu, projekte ende në zhvillim janë OxA në rrugën Dalip Topi në Tiranë dhe një kompleks vilash midis në Sauk me emrin “Abazi”. Edhe për këto projekte kishte nisur prenotimi i apartamenteve siç mëson Gazeta Jonë.

GJKKO vendosi sekuestrimin e disa pasurive të Jamarbër Malltezit, ndërsa nuk dihet se ç’do të ndodhë me kompaninë Kontakt shpk Fatmir Bektashit , i cili po ashtu mbart akuza të rënda, por edhe me një numër shumë të madh qytetarësh që kanë prenotuar apartamentet dhe prisnin përfundimin e tyre pasi kanë paguar një pjesë të parave.

Pyetja 1 milionë dollareshe është: Çfarë do të ndodhë me këto apartamente dhe me djersën e qytetarëve që i kishin prenotuar kundrejt një kapari te kompania Kontakt? /GazetaJonë