Biznesmeni Fatmir Bektashi, ndryshe nga Sali Berisha u paraqit ditën e sotme përpara oficeres së policisë gjyqësore në SPAK pasi gjykata vendosi kundër tij masën detyrim paraqitje. Qëndroi pak minuta dhe doli.

Gazetarët po e prisnin. Pyetjet ishin të shumta në “breshëri” për Bektashin që ka ndërtuar 17 kullat mbi kompleksin “Partizani”.

Por biznesmeni kyçi gojën duke mos pranuar që të flasë.

Gazetarët më pas e “ngacmuan” duke e pyetur nëse flet italisht apo anglisht meqë shqip nuk pranoi, por sërish Bektashi heshti duke shkaktuar të qeshura te gazetarët.

“Kjo ishte perlë” dëgjohet njëri prej tyre.