Në muajin qershor të këtij viti, disa javë para se Gjici të kapej “mat” në zyrë për aferën seksuale, firma në pronësi të familjes së tij fitoi një tender prej 10 milionë eurosh nga Bashkia e Tiranës.

Dyshja Veliaj – Gjici njiheshin për miqësinë që përkthehej në para’, bënë një “marrëveshje të ndaluar”. Ndërkohë, koha kaloi dhe Gjici, që ka themeluar vite më parë kompaninë “EUROGJICI-SECURITY”, u shkarkua dhe më pas u arrestua, pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, e cila kishte shkuar në atë zyrë për të fituar një tender për qentë e rrugës.

Aktualisht, ndaj tij ka një çështje të hapur nga SPAK-u, por deri më tani vetëm vepër penale dhe pasuria e familjes së tij vijon të shtohet dita-ditës. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, të cilëve iu është hetuar edhe pasuria, i burgosuri Gjici gëzon shifra marramendëse, të cilat mund t’i mundësojnë më pas që të lirohet nga burgu dhe për të bërë një “jetë luksi”, me ndonjë konkubinë tjetër.

Vartësit e Balluku i kanë dhënë një tender familjes së Gjicit për paratë e OSHEE-së në Burrel

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga BoldNews.al, është njoftimi i fituesit të tenderit të kryer nga Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel për “shërbimi i ruajtjes dhe shoqërimit të vlerave monetare për Njësinë e Koordinimit Burrel FSHU Sh.A.”, me një afat 24 mujor.

Mësohet se OSSH, një “firmë” satelite e OSHEE-së që varet direkte nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka akorduar një shumë prej 27.554.250 lekë pa TVSH, ose me TVSH një shumë prej 32.483.980 lekë. Mësohet se firma fituese është Sh.p.s.f “EUROGJICI-SECURITY”, me një adresë në Tiranë. Në fakt, firma është themeluar nga Safet Gjici, teksa aktualisht është në emrin e z. Lavdrim Gjici, vëllai i ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Lavdrimi i ka përfituar aksionet nga kontrata e dhurimit që i ka bërë Safeti disa vite më parë, ndërsa të gjithë e dinë se pas kësaj firme qëndron pikërisht Safeti i tmerrshëm, ai i cili pasi fitoi mandatin e dytë si kreu i Bashkisë së Durrësit, dha dorëheqjen dhe u shkarkua pas skandalit seksual. Por, përveç çështjes penale, ajo që vihet re në këto tendera është se paratë vijojnë të shkojnë te të njëjta duar, të cilët kanë bërë një rreth vicioz dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë kanë bërë dhe se për çfarë akuzohen. Shprehja “paraja s’ka ngjyrë dhe erë” gjen vend te ky tender, ndërsa tani duket se paraja “s’ka as moral”. Kohët e fundit, një mori personash me të shkuar kriminale, apo ata që kanë pasur lidhje të forta me politikën, po marrin paratë e buxhetit të shtetit.

Madje, edhe persona me rrezikshmëri të lartë kanë hapur firma dhe çdo ditë po kontrollojnë territore të caktuara, duke e kthyer Shqipërinë në një “geto” të madhe. Çdokush e di se kush i merr tenderët në Vlorë, Fier, Berat apo Durrës. Por, edhe në Lezhë apo edhe Kukës. Pra, gjithandej këto firma anë gjetur vend dhe vijojnë të marrin çdo qindarkë. Një skemë e pastër mafioze, të cilën do ta kishin zili edhe mafia italiane. Por, nëse në Itali mafia vepronte në rajone të caktuara, në Shqipëri po veprojnë në të gjithë Shqipërinë.