Einxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë çuar marrëdhënien e tyre një hap më tej. Panorama plus bën me dije se dy të rinjtë tashmë janë zyrtarisht të fejuar.

Ata janë takuar së bashku me familjarët e tyre në Tiranë, duke shpallur kështu fejesën.

Sinjalet e para për këtë fejesë i dha vetë moderatorja. Einxhel publikoi në “Instastory” foton e një unaze që Dagz i ka dhuruar. Unaza nuk është si unazat tradicionale të fejesave, që janë rreth ose rreth shoqëruar me një gur, por është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq.

Nuk ka munguar një mini muaj mjalti për ta. Dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia.

Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Menjëherë pas fejesës, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën në Tiranë.