
Aktori i njohur, Agron Llakaj ka tre nipër dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dedikuar pafund fjalë të ndjera.
Së fundmi, nipi i tij i vogël, Brus festoi ditëlindjen dhe mbushi 2 vite. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Llakaj e ka konsideruar si kuptimin e jetës.
“Brus i vogel sot 2 vjec! Nena Nina dhe gjyshi Goni te duan shume dhe te urojne edhe 100 vjet me shendet dhe bekime,o birush i embel ti!
Adea,Teos dhe ti, jeni kuptimi dhe gezimi i jetes tone.
Falemnderit Zot !??????”, ka shkruar Goni në Instagram.