Edhe pse e konsideron ‘gabim trashanik’ faktin që e ndau me publikun lidhjen e saj Filloreta Raçi, ose thjesht Fifi, nuk ka ndërmend të dorëzohet e aq më pak të heqë dorë nga postimet me Adisin përtej gjithë kritikave.

Këngëtarja reagoi e revoltuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale duke shkruar se është e lodhur nga krahasimet dhe opinionet e turpshme, që sipas saj vijnë nga njerëz që i njeh. “Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”

Artistja u ndal gjithashtu edhe te modelja Adrola Dushi e cila ka qenë e martuar me Adisin dhe kanë një djalë së bashku. Fifi e cilësonte si një femër model duke shkruar se do e respektoj gjithnjë jo vetëm si nëna e djalit të partnerit të saj por edhe si grua punëtore. “Adrola? Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë… Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”- shkruante Fifi.

Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Ata shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.

Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.