Fifi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit nuk i kanë kursyer pyetjet rreth Adisit.

“A po ndihesh e plotësuar me Adisin?”, i ka shkruar një prej tyre. Fifi ka treguar se Adisi është gjithçka që ka kërkuar në jetë dhe njeriu më i mrekullueshëm që ka takuar.

“Është gjithçka që kam kërkuar në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar… Nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë… Vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers!”, ka shkruar këngëtarja.