Arkimed Lushaj, reperi i njohir si Stresi, është përfolur shpesh kohët e fundit për jetën e tij private.

Pak ditë më parë një deklaratë e tij bëri bujë në rrjet, ku pas një periudhe ndarjeje dhe “thumbimesh” virtuale, ai e quajti ish-partneren e tij Keisin, “grua”.

Por që nga mbrëmja e djeshme ka qarkulluar një video, ku ai shfaqet krah një tjetër bukurosheje bionde, gjë e cila konfuzoi publikun. Menjëherë nisën aludimet për një lidhje të re, ndërkohë deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Stresi.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi bën bujë më historitë e tij me femrat, por mos vallë kjo e fundit vulosi marrëdhënien me Keisin, apo është një provokim nga ana e tij? Mbetet për t’u parë, pasi gjithmonë reperi e ka një përgjigje.