Krijuesi i Microsoft, Bill Gates ka shprehur dëshirën e tij për bashkimin me ish bashkëshorten Melinda. Kjo dëshirë e multimiliarderit ka ardhur fiks një vit pas divorcit të tij me ish gruan.
Në intervistën me “The Sunday Times”, Gates foli mbi marrëdhënien e punës me ish-bashkëshorten e tij dhe ndjesinë pas divorcit. Biznesmeni tha se çdo martesë “kalon përmes një tranzicioni” pasi fëmijët rriten dhe largohen nga shtëpia prindërore.
“Fatkeqësisht imja kaloi përmes tranzicionit të quajtur divorc. Por nga këndvështrimi im ishte një martesë e shkëlqyer. Nuk do ta kisha ndryshuar. E di, nuk do të kisha zgjedhur dikë tjetër për martesë”.
I pyetur nëse do të martohej sërish, Gates tha: “Po. Po flas nëse do të martohesha me Melinda edhe njëherë. Sa i përket së ardhmes, nuk kam plane, por e rekomandoj shumë martesën”.