Ronela Hajati i është përgjigjur Eurovisionit që e kritikoi për skenën +18 në koreografinë e saj (momenti që prek pjesët intime). E mbuluar nga koka tek këmbët, Ronela Hajati tha se kishte zgjedhur këtë veshje të stiluar nga Niko Komani, pikërisht për të shamngur të tjera kritika.

“I mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse dua që njerëzit të më shohin, por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu (qesh) kështu që mos më filmoni. Është stiluar nga Niko Komani,”- tha ajo ndër të tjera.

Këngëtarja u ndal më pas tek performance e saj të bërë sot në Torino dhe tha se jo për fajin e saj, pork a qenë plot gabime. Një prej gjërave që vuri në dukje Hajati është edhe bullizimi që i është bërë në rrjetet sociale, për shkak të peshës trupore.

“Performanca e sotme ishte plot me gabime dhe jo prej shkakut tim. Por, ka gjëra që do i rregullojmë se ndaj bëjmë prova dhe do bëjmë më të mirën. Të bullizosh njerëzit shkon përtej edukimit. Ka të bëjë me të qenit i ligë dhe njeri i vogël. Duhet të ndryshojnë, të shikojnë jetën e tyre dhe të jenë pozitivë sepse ne edhe kur bëjmë sikur nuk na intereson, sërish prekemi nga fjalët. Unë nuk jam këtu për tu gjykuar por për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga dëgjoje, nëse jo fike. Kjo gjë duhet të marrë fund por kam frikë se nuk do ndodhë përsa kohë kemi mundësi të shkruajmë çdo gjë pas telefonave tanë. Çdo njeri është i bukur dhe duhet ta shoh bukurinë e vërtetë në pasqyrë jo tek ajo që thonë të tjerët,”- tha Ronela ndër të tjera.

Por, Ronela Hajati ka edhe një mesazh për veten e saj. Nëse do ta takonte para disa vitesh, këngëtarja tha se do t’i thoshte vetes që të mos qante, se një ditë do të bëhej një ‘pop-star’ dhe se do të bëjë para në të ardhmen, pavarësisht se këtë të fundit tha me humor se nuk e ka arritur ende.

“Të lutem mos qaj. Çdo gjë do rregullohet. Do jesh një pop-star dhe do bësh para. Akoma nuk kam para por gjithsesi. Provo që njerëzit të të duan. Këtë kam bërë që në fëmijëri. Kam provuar gjithnjë që njerëzit të shohin si jam në brendësi dhe të më duan sepse e meritoj. Do i them mos të shqetësohet se është beqare,”- thotë ajo.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision tregon se një prej komunikimeve më të përditshme që bën, ëshë ai me të atin e ndjerë. E sigurtë, ajo thotë se ai e mbron nga lart dhe e shtyn të ecë përpara.

 “Babai më tha se do e rregullojë këtë dhe unë e di që do e bëjë. Do bëjë gjëra që atje lart për mua. Ai kujdeset gjithnjë për mua dhe të flasë për të është një temë delikate. Ai më jep forcë që të vazhdoj. Nëse do jem vetëm 10% e asaj që ishte ai do jem me shumë fat. Jam akoma sa 5% e tij dhe po përpiqem t’i ngjaj sa më shumë,”- tha ajo ndër të tjera.

Ronela Hajati është e sigurtë që nuk do ta fitojë Eurovisionin, por po kupton se çfarë po I sjell përfaqësimi në këtë festival.

“Unë nuk do ta fitoj, s’do e fitoj dhe ju lutem mos e thoni më këtë gjë. Unë jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin. Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj kaq shumë dashuri. Unë jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë. Të marr kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam qarë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin. Ajo që dua të shtoj është se më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Realisht e mendoj këtë gjë dhe nuk po e tm vetëm për festival. Kjo ishte hera e parë që një këngë si kjo fitoi Festivalin dhe uroj mos të jem e fundit. Njerëzit duhet të kërcejnë e këndojnë sepse kanë probleme në jetën e përditshme. Për shembull Elona që kam në ekip është e stresuar gjithë kohës por kur dëgjon këngën time ajo kërcen dhe nëse e sheh atë duke kërcyer kjo është diçka e bukur,”- shtoi ajo në fund.