Horoskopi i datës 1 gusht 2022 nga Christine Haas
Dashi
Do jeni shumë optimistë gjatë kësaj dite dhe do mendoni se gjithçka mund të kalojë nëse ka vullnet të mirë. Falë ndikimit pozitiv të planetëve ju të dashuruarit nuk do keni as probleme dhe as vështirësi sado të vogla. Gjithçka do ecë si çdo ditë mbase edhe më mirë. Ju beqarët do merrni disa propozime të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa të mundni. Dashuria do lindë pak nga pak. Në punë gjërat do ju rrjedhin ashtu si ju keni dëshiruar. Do adhuroni të bashkëpunoni edhe me disa kolegë që i simpatizoni dhe gjithçka do bëhet më e lehtë. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.
Demi
Jeta juaj nuk do jetë e shkëlqyer, por shumë herë më e mirë nga më parë. Planetët do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni gati ta çoni më tej atë. Mund të mendoni për fejesa ose edhe bashkëjetesë. Bëni atë që do ndieni. Ju beqarët nuk do kërkoni me ngulm të krijoni një lidhje, por një takim i rastësishëm me një person të veçantë do ua ndryshojë mendimin. Në punë performancat do jenë goxha të mira. Do jeni produktivë, të guximshëm dhe largpamës gjithë kohës. Shefat do jenë shumë të kënaqur me çdo gjë që do arrini. Situata financiare do jetë e brishte, prandaj kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Duhet të mendoni edhe pak për të ardhmen.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do keni përherë nevojë të lëvizni dhe të bëni ndryshime. Dita pritet të jetë plot aktivitet edhe pse ndonjëherë do jeni të shpërqendruar. Ju të dashuruarit do filloni të bëni projekte për të ardhmen. Mund të mendoni për fejesë ose për një fëmijë. Gjithçka që ëndërroni do iu plotësohet. Ju beqarët do merreni shumë me jetën familjare dhe miqtë, e nuk do mendoni aspak për jetën sentimentale. Në punë do jeni më të zotët dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Ambienti do fillojë të ngrohet goxha. Nëse do iu duhet të nënshkruani kontrata në planin financiar, mendohuni mirë para se të veproni.
Gaforrja
Sot do keni dëshirë ta shikoni çdo moment deri në maksimum dhe do e bëni gjithçka me qetësi të plotë. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë romaneske kjo e sotmja. Do iu duket sikur jeni në një ëndërr të bukur dhe nuk do dëshironi të zgjoheni. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe në çdo moment të gatshëm për të dalë në takime. Dita pritet të jetë vërtet e bukur. Sektori profesional do jetë padyshim momenti më vendimtar. Bëni mirë të mendoheni gjatë para se të veproni sepse përndryshe mund të gaboni e mund të pendoheni. Çështjet financiare nuk do kenë probleme, megjithatë yjet këshillojnë të vazhdoni të tregoheni të matur. Jeni ju që do dilni të fituar.
Luani
Në vend që ta lini veten të influencohet nga ndjenjat, mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Nëse gaboni jeni ju që do përballeni me pasojat. Gjatë kësaj dite ju të dashuruarve do iu pushtojë euforia falë një surprize shumë të madhe që do iu bëjë partneri. Më shumë se kaq nuk keni përjetuar ndonjëherë emocione. Ju beqarët duhet të përzgjidhni sepse do ketë nga ata persona që do kërkojnë thjesht aventura javore. Në punë do jeni gjithë kohës nën presion dhe do ju dalin sfida të vështira për të kaluar. Nëse nuk arrini të negocioni dhe të kërkoni ndihmë nuk do arrini dot ku doni. Financat do influencohen keq nga planetët. Mos ndërmerrni operacione të mëdha sepse nuk do dini më nga t’ia mbani.
Virgjëresha
Do keni dëshira ndryshe nga ato që keni pasur më parë dhe do jeni paksa në ankth derisa ato t’iu realizohen. Mendohuni gjatë nëse do gjendeni para zgjedhjeve te vështira. Saturni do iu ndihmojë ju të dashuruarve të kaloni një ditë më të qete dhe të mbushur me emocione. Ju dhe partneri do jeni një ekip i fortë dhe do flisni për gjithçka pa dorashka. Nëse jeni beqarë do keni flirte me shumicë, por nuk do keni mundësi të krijoni lidhjen që keni dëshiruar. Në punë, ju pëlqen apo jo projekti që keni nisur, duhet të bëni përpjekjet për ta mbaruar me sukës. Nëse gaboni dhe dështoni do krijoni përshtypje të këqija tek eprorët. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur nëse nuk doni të përballeni me vështirësi të mëdha.
Peshorja
Që dita juaj të ecë sa më mirë sot duhet patjetër të rishikoni objektivat që keni dhe të bëni një rishikim të situatës. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni mënyrën e duhur për t’i thënë diçka delikate partnerit. Shmangni debatet e ashpra. Nëse nga ana tjetër keni kohë që po kërkoni një person të veçantë, sot do keni mundësi të mëdha për ta gjetur. Shikoni me kujdes në çdo vend që të shkoni. Në punë projektet e nisura do marrin një kthesë tjetër shumë më të mirë se ajo që ka qenë. Më në fund ju do tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni dhe do jeni më të përgjegjshëm. Financat do hyjnë në një fazë delikate prandaj duhet pasur shumë kujdes me hapat që do hidhni.
Akrepi
Priten përmirësime të vogla gjatë kësaj dite të cilat do iu japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Fati do ju buzëqeshë sërish. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Ju beqarët do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Për t’ia dalë në punë duhet të bëni kujdes kur hidhni hapa dhe nuk duhet t’i bëni shumë publike qëllimet që keni. Ka persona që nuk ua duan të mirët dhe mund të mundohen t’iu prishin planet. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.
Shigjetari
Neptuni do ju ndihmojë të jeni paksa më realistë sot, por sërish gjërat nuk kanë për t’iu ecur ashtu si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e paqëndrueshme. Do keni përballje të forta me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Ju beqarët nuk do përfitoni aspak nga mundësitë që do iu jepen për takime, prandaj do mbeteni serish vetëm. Në punë do keni mbështetjen e Neptunit dhe do mundoheni me sa të mundeni të arrini atje ku doni. Rruga nuk do jetë e vështirë, por nëse bëni durim dhe përpjekje do ja dilni. Në planin financiar do jeni vigjilentë dhe nuk do e lejoni veten të bëni çmenduri. Gjërat do ecin si duhet.
Bricjapi
Ditë revolucionare ka për të qenë kjo e sotmja. Ndryshimet do jenë të mëdha dhe të guximshme. Ju të dashuruarit do bëni mirë të qëndroni pak larg partnerit dhe për të reflektuar mbi atë që doni të bëni në të ardhmen. Më mirë të merrni vendime tani sesa kur të jetë shumë vonë. Ju beqarët pa shumë mundim do arrini të bëni për vete një person mjaft tërheqës dhe të mençur. Në punë kushtet e punës do i keni paksa të vështira dhe do ju duket sikur nuk do i mbaroni në kohë detyrat e dhëna. Në fakt vullneti dhe guximi do jenë ato që do ju ndihmojnë të arrini shumë më lart. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë.
Ujori
Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për liri dhe pavarësi, por do dini si ta kërkoni pa krijuar debate me të tjerët. Do jeni të zgjuar dhe të logjikshëm. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur. Në punë do i dëgjoni këshillat që do iu jepen dhe do arrini përherë atje ku dëshironi. Kolegët do ju mbajnë përherë të motivuar. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike. Vazhdoni t’i menaxhoni me përkujdes siç keni bërë kohët e fundit.
Peshqit
Duhet patjetër të jeni bashkëpunues dhe të dini të kërkoni falje gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do ndiheni të vetmuar sepse partneri nuk do iu kushtojë rëndësinë e duhur. Para se ta gjykoni atë pyeteni cila është arsyeja e kësaj sjelljeje. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një ditë më të animuar dhe të mbushur me takime interesante. Në punë do dini sot ë përqendroheni në gjërat më themelore dhe do arrini më në fund të përmbushni objektivat që i kishit vënë vetes. Situata financiare do jetë më e mirë sesa ju e mendonit. Fati do jetë në anën tuaj prandaj përfitoni sa të mundni.