Sot rikthen skuadrat e grupit G dhe grupit H për të zhvilluar ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve në Kupën e Botës.
Në orën 16:00 Koreja e Jugut do të përballet me Portugalinë në stadiumin “Education City”.
Portugalia ka zënë vendin e parë në grup me 6 pikë pa asnjë humbje deri më tani.
Ndërsa Koreja ka grumbulluar vetëm një pikë.
Ndërkohë po në orën 16:00 do të përballen në stadiumin “Al Janoub” Uruguai me Ganën.
Gana renditet favorite në grup me 3 pikë kundrejt Urugait i cili renditet i fundit me 1 pikë.
Në orën 20:00 do të zbarkojnë në fushën e stadiumit “Luisail” skuadrat e grupit G me një përballje mes Brazilit dhe Kamerunit.
Favoritja e grupit G ka grumbulluar deri më tani 6 pikë dhe nuk ka pësuar akoma asnjë humbje gjatë këtij turneu.
Ndërsa Kameruni ka fituar vetëm 1 pikë.
Njëkohësisht në orën 20:00 në stadiumin “974-Ras Abu Aboud” do të luhet ndeshja e shumë pritur nga shqiptarët mes Zvicrës dhe Serbisë.
Ndeshje e cila pritet të shkaktojë emocione të forta për shkak të shqiptarëve të cilët luajnë me kombëtaren zvicerane.
Lojtarët me origjinë shqiptare e kanë të ndaluar të bëjnë shenjën e shqiponjës dy krenare.
Ata janë gjobitur një herë më parë për shenjën e shqiponjës që bënë në ndeshjen e luajtur në vitin 2018 mes Zvicrës dhe Serbisë.
Edhe pse e kanë të ndaluar, dëshira e gjithë kombit për të parë gjatë ndeshjes një simbol i cili lidhet me Shqipërinë është i madh.
Zvicra renditet e dyta në grup me 3 pikë ndërsa Serbia ka vetëm 1 pikë.
Një fitore e Zvicrës dërgon në shtëpi Serbinë.