Ndeshja Serbi-Zvicër, vijon ende të komentohet, ku shumë personazhe morën vëmendje me reagimet e tyre, por së fundmi mediat serbe kanë shënjestruar reperin Don Xhoni.

Një e përditshme serbe shkruan në një artikull se Don Xhoni ka sharë serbët në një prej koncerteve të tij, teksa shoqërohet me brohorima nga publiku.

“Skandal pas ndeshjes Serbi – Zvicër: Reperi shqiptar shau nënat e serbëve në mënyrën më brutale gjatë performancës”, shkruhet në një nga titujt.