Ish-fituesi i ‘Big Brother Albania 5’, Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Qagllavicë të Prishtinës. Zeka, i cili njihet edhe nga puna si gazetar, u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.

I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit. Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.