Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbegu ka “thumbuar” fituesen e festivalit shqiptar si dhe përfaqësuesen e vendit tonë në Eurovizion 2022, Ronela Hajati.

Në një status në Facebook Gjylbegu ka shpërndarë këngën përfaqësuese të Malit të Zi ku flet me superlativa për krijimin e kënduar nga Vladana, duke thënë se në Shqipëri personat që zgjedhin këngën fituese janë të paaftë.

Ajo vijoi duke thënë se këta persona bëjnë pazare me artin dhe se ka munguar në festival pikërisht se e sheh si  humbje kohe pasi dihet një vit para se kush do të jetë fituesi.

Këtë vit Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” nga Ronela Hajati me këngën “Sekreti”.