Rei Bezhani është një ndër artistët e rinj, që konkuron në Festivalin Kënga Magjike. I ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për këngën e tij dhe për të gjithë festivalin. Rei u shpreh se fituesja e këtij edicioni sipas tij është Irma Libohova.

“Unë me zemër dhe me shpirt, edhe për shkak të lidhjes shpirtërore që kam, edhe për shkak të marrëdhënies gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak të dorës që më ka dhënë, gjithmonë dal garant që do të ishte fituesja ime e zemrës dhe morale, Irma Libohova. Më ka dhënë një mbështetje gjatë këtyre viteve të paparë dhe patjetër ka edhe këngën shumë të bukur, me një mesazh shumë domethënës. Edhe kjo tjetra, që në moshën e Irmës, që ne të gjithë shohim atë Irmën super energjike, po Irma ka një moshë te e cila jo çdo këngëtar mund të këndojë, jo çdo këngëtar mund të dali në skenë, të përformojë në ato nivele”, tha ai.

Më tej, sa i përket klikimeve që janë diskutuar shumë gjatë këtij edicioni, Bezhani theksoi se nuk ka blerë si disa të tjerë.