Këngëtarja shumë e njohur e muzikës shqiptare, Irma Libohova është bërë pjesë e festivalit Kënga Magjike në këtë edicion të ri.

Libohova është rikthyer pas 17 vitesh në “Këngën Magjike 2022”, për të dhënë një mesazh të fortë me këngën e saj “E jona”.

Këngëtarja ka rrëfyer se kënga përmban një mesazh shumë të fortë social.

Pjesë nga biseda në studio

Ardit Gjebrea: Me kupën në dorë the unë nuk marr më pjesë në një festival. E mbylle me “Këngën Magjike” dhe përkohësisht sepse po rikthehesh në “magjinë” e këngës.

Irma Libohova: Mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Ardit Gjebrea: Tematika e këngës tënde në fakt është mjaft e fortë. Divorci dhe gjurmët që ky fenomen social lë te fëmijët, si erdhi kjo këngë?

Irma Libohova: Arditi të jesh i sigurt se ka ardhur nga një skenë reale. Unë e kam par në distancë, por më ka bërë përshtypje dhe ka qenë një impakt shumë i fortë në shpirtin tim.

Irma Libohova: Pashë një skenë në një qoshe të kafes. Prindi, babai kishte vënë laptopin përpara dhe fëmija krejtësisht jashtë vëmendjes së babait me një celular në dorë. Një javë ishte kjo, javën tjetër ishte i njëjti fëmijë dhe ishte nëna. Kjo më la të besoj se diçka në çift nuk funksiononte. Ne nuk e kemi abstraguar, kemi parë pikërisht këtë skenë që unë kam parë. Menduam bashkë me Erjonën që vendi më i mirë ku mund ta themi këtë mesazh, se unë prandaj kam ardhur të jap këtë mesazh, ishte pikërisht skena e “Këngës Magjike”.