Në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, kryeministri Edi Rama e mbajti fjalën e tij në gjuhën angleze, ndërsa jo pak herë ka deklaruar se është “dashnor i përndezur” i shqipes.

Fokus i kësaj konference të përbashkët ishte tregu energjitik dhe  kreu i qeverisë deklaroi se është mirënjohës ndaj qeverisë serbe dhe norvegjeze për nisjen e dialogut sa i takon këtij sektori mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë.

Rama: Na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë për energjinë pasi ende mbetemi tregje të vogla, një qasje më të lehtë në financime dhe partneritet më të madh në sektorin privat. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze dhe serbe që bënë të mundur nisjen e këtij bashkëpunimi. Shpresoj fort të vazhdojë ky bashkëbisedim. Nuk doja të merrja më shumë prej kohës së askujt, duke falenderuar organizatorët dhe pres që ky dialog që nisi me këmbën e mbarë të vazhdojë.