Moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari i është bashkuar mbrëmjen e sotme panelit të “Goca dhe Gra”.

Fillimisht ajo ka folur për rikthimin e saj në “Portokalli” si dhe për dhuratën që i bëri partneri për 8 Mars. Ndonse në këtë bisedë, Dalina Buzi është përlotur dhe ka përgëzuar Fjoralbën për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe.

“Është një dhimbje që nuk dua ta flas, dua ta mbaj për vete, por duhet të vazhdojmë të ecim përpara”,- ka thënë moderatorja e përlotur.
Ndonëse momente të vështira për të, Fjoralba sërish ia ka dalë të gjejë forcën për të ecur përpara.