Dy vatra zjarresh janë aktivizuar në Mirditë.
Sipas shërbimit zjarrfikës në Kodër Rrëshen vatra është drejt izolimit, ndërsa në fshatin Orosh situata është problematike pasi flakët kanë përfshirë masivin me pisha dhe rrezikohen banesa.
Mësohet po ashtu se forcat në terren janë të pamjaftueshme në krahasim me intensitetin e flakëve, ndërsa kërkon shërbimi zjarrfikës i Mirditës kërkon ndihmën e ushtrisë dhe ndërhyrje të mundshme nga ajri.