Bajram Begaj është betuar si President i Republikës dhe pas betimit është mbajtur një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Meta te Begaj.

Në ceremoni kanë marrë pjesë politikanë, ambasadorë, por edhe përfaqësues të mediave.

LSA sjell momentet pikante nga mbërritja e të ftuarve, ku duket se pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha i ka ndodhur një “incident” me këpucët, megjithatë ajo e ka kaluar me sportivitet dhe shfaqet në foto duke qeshur.