
Besart Kelmendi, i njohur thjesht si Gjesti është një nga këngëtarët e rinj të industrisë së muzikës shqiptare, por jo pak i njohur.
Ky i fundit, i njohur për tipin karizmatik, ka qenë i ftuar së fundmi në “Barber Shok”, ku ka shkuar me shapka, njëlloj siç shfaqet në shumë prej klipeve të tij.
Në një moment gjatë intervistës, Gjesti u ngacmua nga moderatori nëse kishin filluar t’i shkruajnë në Instagram vajza të njohura nga estrada. Fillimisht ai refuzoi të përgjigjej me emra, por kur Fisniku përmendi një “catwoman”, Gjesti menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për Beatrix Ramosajn, meqë në klipin e saj të fundit ajo u shfaq e tillë.
Nuk dihet se përse moderatori veçoi vetëm Beatrix por Gjesti nuk deshi të komentonte shumë.
Gjesti: “Nuk po them gjë”
Prezantuesi: “A e ke parë Batmanin, është një vajzë aty, catwoman”
Gjesti: “Mos i ka flokët e bardha?”
Prezantuesi: “Jo të zeza”
Gjesti: “Beatrixën shoqe e ke?”
Prezantuesi: “Beatrixën e kam shoqe Instagramit”
Gjesti: “A mendon se ia kishe shëruar zemrën e lënduar nga Donaldi?”
Prezantuesi: “Unë nuk po mundem të shëroj veten jo më atë.”