Spektakli aq i dashur me fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 5”, ka premierën sonte në mbrëmje 20:10 në ekranin e Tv Klan.

Pas një maratone të vërtetë audicionesh me vogëlushë që konkurruan për t’u bërë pjesë e kastit, më në fund sonte do të mësojmë se cilët janë 10 finalistët e përzgjedhur, të cilët pritet të befasojnë jo vetëm publikun, por dhe të ftuarit VIP me pyetjet e tyre.

Meqë jemi këtu, duam t’iu zbulojmë dy personazhet e parë të mbrëmjes të cilët vijnë nga skena prestigjoze botërore.

Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili sipas formatit pritet të bëjë një retrospektive nëpër kujtime apo të ndajë të pathënat e sfidave dhe vështirësitë e ngjitjes në karrierë, mes emrave më të njohur të muzikës lirike.

Nga ana tjetër, një ikonë e baletit shqiptar si Ilir Shaqiri që ka shkëlqyer edhe në skenat italiane vjen për herë të parë në një rrëfim përballë kuriozitetit dhe pyetjeve të fëmijëve.