Një grup qytetarësh protestuan pasditen e sotme poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë në treg për të stabilizuar çmimet e karburantit, por jo vetëm, për shkak të rritjes galoponte në javën e fundit.
Mes protestuesve ishte edhe aktori i njohur Flor Binaj, i cili u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen dhe të protestojnë.
“Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke dhe duke pirë kafe. Duke bërë buzët dhe blerë klikime në Instagram.
U them të gjithë të rinjve, nuk është Instagrami shtëpia juaj, por Shqipëria, hajdeni këtu.
Ne protestojmë, liderin e ball-kazanit e keni në Dubai. Në Ukrainë ka luftë dhe po vriten përditë, presidenti ukrainas u jep zemër, ky i joni thotë u ruajt Zoti” tha ai.
Florian Binaj është shfaqur me një pankartë në të cilën shkruhej: “Basha: Unë s’kam humbur asnjë betejë! Rama: Unë s’kam rritur asnjë taksë”.