Për të dytën ditë me radhë qytetarët kanë dalë në protestë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të çmimeve të tjera në përgjithësi.
Në fjalën e tij aktori i njohur Floarian Binaj, i cili është parë shpesh në protesta të tilla ka shprehur dy fitoret që patën nga dje.
“Aq sa ishim dje i fituam dy gjëra, ulëm naftën me 20 lekë dhe e sollëm me vrap nga pushimet në Dubai atë, mendoni pak të bëhemi nga e gjithë Shqipëria,” tha ai.
Po ashtu Binaj tregoi se nafta nuk është luks dhe se është faj jonë që ne i votojmë këta.
“Në shkollë nëse ngelë njëherë ta falin, nëse të ngelin dy herë nuk e merr më shkollën, këta kanë 30 vite këtu edhe ne prapë e prapë mendojmë për voton që do u japim këtyre. Kur ky u fut në politik unë isha 11 vjeç, këtij i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjeç,” tregoi Flori.