
Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj janë dy kantautorët më të njohur për momentin.
Dyshja përveç se kanë profesionin e njëjtë janë edhe miq më njëri tjetrin.
Së fundmi Albani ka lansuar këngën e re e cila titullohet “Isabel”.
E për këtë ka reaguar Flori duke kërkuar që të tjerët ta dëgjojnë këngën por me shaka duke e “akuzuar” për kopjim.
“Hap pas hapi Alban Skënderaj, mund ta kishe bërë edhe Nina 2 ose Ninabel”, ishte mbishkrimi i Florit ku kërkonte që të klikonin në këngën e Albanit.
E këtë postim e ka marrë me sportivitet Alban Skënderaj ku e ka ripostuar postimin e Florit në rrjetin e tij social.
“Me ty Isa, Isa, Isa ouu”, ishte mbishkrimi i Albanit në ripostim