Floriana Garo, drejtoresha për shtyp e Partisë Demokratike ka dhënë një intervistë ndryshe për jetën e saj private. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Garo tha se me bashkëshortin e saj kanë dëshirë për të zgjeruar familjen. Ajo foli për një fëmijë të tretë dhe tha se po e mendojnë, por ende nuk ka marrë një vendim.

Pjesë nga intervista:

Floriana Garo: Mendoj se kur është mundësia të bëhet një sforco e vogël për ta rritur familjen më shumë.  

Do të kishe dashur ta rrisësh më shumë familjen tënde a e mendon ndonjëherë?

Floriana Garo: Po. E mendojmë herë pas here me tim shoq. Tani në këtë fazë të jetës sime koha dhe dita është shumë e mbushur edhe me punën edhe me familjen. Gjithçka kërkon kohën e vet. Edhe marrëdhënia me partnerin kërkon kohën e vet por në një fazë tjetër pse jo.