Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka zbuluar ditën e sotme detaje nga jeta private dhe ajo profesionale. Në një intervistë në ‘Vila 24’, ish-moderatorja ka rrëfyer se me vjehrrën ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Po ashtu, ajo tregoi se në mëngjes e pinë kafen së bashku, e se me shumë dëshirë ia përgatit.

Kafen ia përgatis vjehrrës me shumë dëshirë’– tha Garo.

Ajo u ndal dhe tek jeta politike. Garo shprehu dëshirën që të ketë pozicione të tjera në Partinë Demokratike, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë dhe pozicione drejtuese.