Floriana Garo rrëfeu debatet politike që ka me vjehrrën, e cila në debatin e brendshëm politik brenda PD mbështet ish-kryetarin Lulzim Basha.
Garo tha se debatet mbi bindjet e ndryshmet politike mes tyre nuk kanë munguar, por shtoi se shpesh herë për të shmangur përplasjet i ka kërkuar që të mos flasin për politikë.
Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të PD të zgjedhur nga Kuvendi i 30 prillit rrëfeu se në këto debate, bashkëshorti mban anën e saj.
“Ka një përplasje mendimesh politike pa i prishur raportet. Kur politika bëhet temë bisede dhe mendimet janë të ndryshme. Ndonjëherë i them mos flasim të lutem, flasim për gjëra të tjera. Ka ndodhur që i kam thënë të mos debatojmë. Ajo ka bindjet e saj dhe unë e kam lënë. Në fillim kam pasur një farë stepje, por më pas e kam lënë. Ajo ka qenë në politike para meje dhe nuk do të ishte e drejtë. Bashkëshorti im qëndron me mua. Por e kemi thënë që secili ka bindjet e veta dhe ne jemi familje demokratike”, tha Garo në emisionin ‘Sot’.