Një operacion blic është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Njësia operacionale e Elbasanit, por edhe e Tiranës mbrëmjen e djeshme kanë kryer kontrolle në automjete që lëviznin gjatë orëve të vona.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar ose të shoqëruar. Duket se policia po kërkon “kokat” e krimit në Elbasan vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale.