Arjola Demiri duket se do të shkëputet totalisht nga ngjarjet e fundit në jetën e saj ku me përfshirjen në “Big Brother VIP” sigurisht kanë marrë një rrjedhë tjetër.
Arjola ka mbërritur në Stamboll ku ka zbuluar në Instagram se po qëndron ën një ndër hotelet më të famshme të Turqisë dhe jo vetëm.
“Ciragan Palace Kempinski”, është hoteli që Arjola ka zgjedhur të pushojë, ku çmimi për një natë varjon nga 400 euro deri në 30 mijë euro. Çmimi më i lartë i përket dhomës së quajtur ” Suita e Sulltanit”.
Arjola gjithashtu ka zbuluar se në këto pushime e shoqëron motra e saj, Elisa Demiri e cili është kujdesur për fëmijët e saj dhe imazhin e aktores kur ajo ndodhej në “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se Arjola doli nga Big Brother me dhuratë një shtëpi per te cilen e kishte permendur vazhdimisht se eshte qellimi qe mori pjese ne ate reality show, ku u bë e ditur se çmimi i saj ishte dyfish më shumë se çmimi që mori fituesi, Ilir Shaqiri.