Festat e fundvitit kanë bashkuar për një drekë dy grupet e Partisë Demokratike, por sërish ka patur nga ata që e kanë refuzuar ftesën.
Ka qenë deputeti Xhelal Mziu, i cili ka ftuar të gjithë kolegët e tij, ku i janë përgjigjur pozitivisht grupimi i Berishës, por dhe një pjesë e grupimit të Alibeajt. Mes emrave kryesorë që kanë qenë të pranishëm kanë qenë vetë Berisha apo edhe Gazment Bardhi apo Jorida Tabaku nga grupi tjetër. Mes tyre është dhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu.
Këtë drekë e ka konfirmuar vetë deputetja Jorida Tabaku, e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale, por nuk lë pa thumbuar grupin e Berishës.
“Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng” shkruan tabaku krahas fotove.
Më poshtë, lista me emrat e deputetëve që kanë qenë të pranishëm dhe atyre që kanë munguar, si dhe fotot nga dreka.
DEPUTETËT E PRANISHËM:
Sali Berisha
Belind Kellici
Flamur Noka
Bujar Leskaj
Xhelal Mziu
Tomor Alizoti
Elda Hoti
Greta Bardeli
Lindita Metaliaj
Albana Vokshi
Kastriot Piroli
Kasem Mahmutaj
Oerd Bylykbashi
Luan Baci
Tritan Shehu
Isuf Celaj
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Ferdinand Xhaferri,
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Dhurata Cupi
Andia Ulliri
Saimir Korreshi
Lefter Geshtenja
Helidon Bushati
Eralda Bano
Fatjon Veizaj
llda Dhori
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Ramadan Likaj
DEPUTETËT QË MUNGUAN:
Lulzim Basha
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Collaku
Flutura Acka
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Arbi Agalliu
Flamur Hoxha
Agron Gjekmarkaj
Emilja Koliqi
Petrit Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari