Balerini Graciano Tagani i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, moderatores Argjira Spanca. Në rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell”, balerinit iu kërkua t’i propozonte partneres së tij në skenë dhe ai u ul në gjunjë.
“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?”- pyeti Graciano dhe nxorri një unazë që ia dha moderatorja tjetër që ishte e pranishme aty, Nevina Shtylla.
Pas momenteve plot emocion, pavarësisht se gjithçka ishte pjesë e nje loje, Argjira tha ‘Po’. Ajo vuri unazën në gisht dhe dyshja u puthën.
Argjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh. Dyshja u njohën dhe nisën një marrëdhënie, kur moderatorja u zhvendos nga Prishtina në Tiranë për të nisur një jetë të re në Shqipëri. Çifti janë shprehur më herët se mezi e presin edhe ardhjen e një fëmije e zgjerimis e familjes së tyre.