Ish-e dashura e këngëtarit shqiptar Xhonatan Isufi të njohur ndryshe si Don Xhoni e ka thumbuar reperin në rrjetet sociale. Së fundmi, reperi është shfaqur në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci. Ky i fundit shihet se krah një fotoje me reperin shkruan se ai është i vetmi që ka mundur Rusinë.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë,”- shkruhet në postim.
Por siç duket, Ariana s’e ka pëlqyer këtë postim. Ajo e ka ripostuar foton e Don Xhonit në Instagram në Instastory dhe mbi të shkruan se askush nuk e mund Rusinë