Në qoftë se jeni përdorues të rrjeteve sociale, me siguri nuk ju kanë shpëtuar pa i parë videot e Olti Currit. E nëse jo, bëni mirë ta ndiqni pasi blogeri shqiptar është një nga personazhet më “cool” që mund të shihni. Jo vetëm që ndjek dhe riprodhon trendet e momentit, por Olti duket “i prerë” për këtë punë pasi përveç batutës, që e ka gjithmonë në majë të gjuhës, ka pikë po aq të fortë edhe mimikat faciale.

Së fundmi, ai ka postuar një video me një nga blogerët më të ndjekur turq, YtlOsman, një personazh i njohur tanimë për shqiptarët pikërisht falë Oltit, i cila e ka postuar me qindra herë. Të dy janë takuar ditën e sotme dhe më në fund kanë realizuar koreografinë e famshme.
“Gjenitë sa te veshtirë e kanë njohjen, aq të lehtë e kanë miqesinë”-shkruan Olti, krahas videos që ka marrë pafund pëlqime nga ndjekësit e thjeshtë, por edhe personazhet VIP.

Lëvizjet dhe muzika ju duken të njohura? Nuk gaboheni, pasi Olti dhe mikja e tij, Monika Kryemadhi, realizuan një të tillë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.