Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë e një vajze.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë ish-ministrja me anë të një postimi ne rrjetet sociale, teksa shkruan se ka zgjedhur maternitetin publik “SUOGJ Koco Gliozheni” për të sjellë në jetë vajzën e saj.
Shahini dhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së në Kosovë janë bërë prindër të një vajze, ndërsa më herët ish-ministrja kishte shprehur dëshirën për tu bërë nënë. Dëshirë që tashmë i është realizuar.
“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.
Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni 🙏🏼
Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë.
👍🏻 Ogerta Manastirliu dhe ekipi i shëndetësisë”shkruan ajo në postimin e saj.