Papa Françesku ka zbuluar se po mendon të vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev shkruan Skynews.

I pyetur nga një gazetar nëse do të shqyrtonte një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha: “Po, është në tryezë”.

Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.

Kujtojmë që në fillim të muajit mars kryetari i bashkisë së Kievt, Vitali Klitschko i shkroi një letër Papa Franceskut ku i kërkonte të vizitone qytetin.

Klitschko theksoi në letër se prania e Papës në Kiev “është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes në qytetin tonë, vendin tonë dhe më gjerë”.