54AE9800-406C-4408-96D1-0C9FD2FD6834

Albina Kelmendi i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtarja e njohur është martuar me partnerin e saj, Valon Vatajn, në një ceremoni luksoze të organizuar në Kosovë.

Të pranishëm në dasmën e artistes pejane kanë qenë edhe shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptarë. Mendohet se në dasmën e këngëtares dhe biznesmenit të njohur kanë qenë 400 të ftuar.

Ata kanë realizuar gjithashtu edhe këtë set interesant fotografik, foto të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit.