Aktorja e famshme turke, Ebru Shahin, i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman ditën e djeshme. Ceremonia është mbajtur në Ohër, vendlindja e basketbollistit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase. Ata do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çe?me më 7 korrik. ?ahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.