Me siguri të gjithë e mbani mend Mariçuin. Aktorja meksikane, e cila ka luajtur në telenovelat më të ndjekura i ka dhënë fund beqarisë. Maite Perroni është martuar me producentin Andres Tovar.
Lajmin e bëri të ditur aktorja 39-vjeçare përmes një postimi në Instagram me një shkrim emocionues krah një fotoje bardh e zi nga albumi i martesës.

“Ne ia dolëm. Duke hedhur hapat e parë të jetës që duam të ndërtojmë së bashku… të rrethuar nga familja jonë dhe dora e Zotit, sot marrim një bekim. E lumtur që mund të marrim hapa që forcojnë rrugën tonë përmes këtij avioni në të cilin ia dolëm të përputheshim dhe fati na dha”, shkruan Maite