Ky që shihni në foto është shefi i Komisariatit të Kurbinit, i arrestuar sot në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Dritan Meta, është provuar nga hetimet e SPAK se ka mbështetur këtë grup të strukturuar kriminal që dyshohet se drejtohet nga i shumëkërkuari Gëzim Çela.
“Kemi një vendim të Gjykatës të Posaçme, gjithçka që është vënë në dispozicion të prokurorëve do të thotë që kemi dokumentuar të gjithë rolin dhe përfshirjen e tij në mbështetje të grupit të strukturuar kriminal. Për hollësi të mëtejshme ia lëmë hetimit”, tha Rrumbullaku.
Gëzim Çela, Roland Muza dhe Arben Dalipaj janë shpallur në kërkim, ndërsa sipas Rrumbullakut është provuar se ata ndodhen jashtë shtetit.
Në gusht të këtij viti, policia vuri në pranga katër shtetas shqiptarë dhe dy ukrainas teksa po tentonin të shkëmbenin drogë me varka në det të hapur. Ata besohet se janë pjesë e të njëjtit grup kriminal.