Reperi i njohur Ledri Vula ka zgjedhur të shprehë dashurinë dhe patriotizmin për vendin e tij, Kosovën duke gdhendur në trup simbole domethënëse kushtuar asaj. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Ledri ka treguar se ka bërë një rraketë dhe mbi të lexohet numri 99 dhe krahas fotos këngëtari ka shkruajtur “Nato 99”.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i mirënjohur i estradës shqiptare zgjedh të mbështesë vendin e tij përmes simboleve, pasi edhe disa nga këngët e tij më të dëgjuara i kushtohen periudhës së vështirë që kaloi Kosova kur ishte nën pushtimin e Serbëve. Njëra prej tyre është “I vogël” që numëron plotë 6.2 milionë klikime në kanalin Youtube.