Pas ciklit 3-vjeçarë të gjimnazit, dhe pasi hoqën stresin e provimeve, maturantët janë siguruar që mrëmja e maturës të jetë dita më e paharrueshme për to.

Pas dy vitesh pandemi dhe kufizimit të festave dhe organizimeve, më në fund këtë vit patën mundësi për të organizuar festën e shumëpritur të maturës. Studentët kanë mbushur rrjetet sociale me postime të ndryshime, ku si çdo vit i përkushtohen për një kohë të gjatë kësaj ditë.

Vajzat të veshura me fustanet më të mira dhe djemtë me kostumet e veçanta, pa harruar patjetër makinak luksoze. As kreativiteti nuk mungoi. Ishte Bulqiza këtë vit që mori “kupën” pasi njëri prej tyre u shfaq i veshur si sheik. Një tjetër në Elbasan zgjodhi Megi Pojanin dhe nuk e pati të vështirë të merrtë vëmendjen në mbrëmje dhe në gjithë rrjetin.

Albeu.com ju sjell më poshtë një përmbledhje të maturantëve në mbrëmjen e 2022: