Dua Lipa ka shijuar disa ditë pushimi dhe relaksimi para koncertit të saj në Mynih. Superylli dukej mahnitëse e veshur me bikini me lule rozë dhe portokalli, të cilat i nxirrnin në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e tonifikuara, teksa ishte shtrirë buzë lumit në kryeqytetin bavarez.

Këngëtarja e ‘One Kis’s kishte kapur flokët e saj të gjatë dhe të errët bisht dhe e përfundoi look-un me një palë vathë dhe një zinxhir të hollë ngjyrë ari përreth belit. Ajo ka postuar një video të shkurtër dhe disa shkrepje me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja e “Sweetest Pie” dhe miqtë e saj, Rosie Viva dhe Rae Ann Hayden, së bashku me trajneren e saj që quhet Annie Moves, dukej se po kënaqeshin duke marë rreze në diell në një zonë të izoluar.

Këngëtarja e lindur në Britani është në mes të turneut të saj Future Nostalgia, i cili filloi në Miami në shkurt.