
Melisa dhe Andi ishin çifti që rezistoi më së shumti pas daljes nga “PërPuthen”.
Lidhjen e tyre e nisën pikërisht pasi dolën nga programi, dhe ishin çifti i vetëm që vazhdonte lidhjen pas programit, por edhe për ta pati një fund të hidhur.
E pak muaj pas konfirmimit të ndarjes po dyshohet se ish-konkurrentja mund të ketë nisur një romancë të re.
Ishte një video në ‘TikTok’, që ngriti dyshime lidhur me këtë.
Ajo ishte duke bërë video, teksa një krah i një mashkulli qëndron mbi krahët e saj.
Melisa nuk i ka zbuluar portretin e tij, kështu duke ngritur pikëpyetje të shumta lidhur me këtë.