Fjolla Morina ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Libero” në ATV. Ajo ka folur për periudhën kur ishte në paraburgim për 40 ditë.
Fjolla është pyetur se si i ka kaluar ato ditë. Këngëtarja ka treguar se e ka kaluar kohën duke lexuar dhe duke bërë stërvitje.
“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, është shprehur këngëtarja.